Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka reaguar me emocione të forta pas humbjes në finalen e “play-off”-it për Kupen e Botës FIFA 2026.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Asllani shprehu zhgënjimin për eliminimin, duke theksuar se “Dardanët” ishin shumë pranë realizimit të një ëndrre historike.
“Nuk është veç një humbje… është një ëndërr që u ndal pak para fundit, e dhamë shpirtin, besuam deri në sekondën e fundit, por fati nuk ishte në anën tonë. Dhimbja është e madhe, sepse e dinim sa afër ishim historisë… sa afër një momenti që do mbetej përgjithmonë… Por ne jemi Kosova dhe do të kthehemi më të fortë! Faleminderit Kosovë.”, ka shkruar Asllani.

