Kombëtarja e Kosovës nuk arriti të shkruajë historinë, pasi u mposht minimalisht 0-1 nga Turqia në finalen e “play-off”-it për Kupa e Botës FIFA 2026.
“Dardanët” zhvilluan një ndeshje të luftuar, por një moment vendimtar bëri diferencën. Golin e vetëm të takimit e realizoi Kerem Aktürkoğlu, duke i dhënë Turqisë biletën për në Botëror pas 24 vitesh mungesë.
Pavarësisht përpjekjeve dhe mbështetjes së madhe nga tifozët, Kosova nuk arriti të përmbysë rezultatin, duke mbetur kështu një hap larg kualifikimit historik.
Me këtë fitore, Turqia siguron pjesëmarrjen në Botëror dhe do të jetë pjesë e Grupit D, së bashku me Australinë, Paraguajin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë, Kosovës do t’i duhet të presë edhe një cikël tjetër kualifikues për të synuar realizimin e ëndrrës për pjesëmarrje në një turne madhor.

