Futboll Kombëtarja Sport

Gjithmonë krenar me gladiatorët dardanë” – Agim Ademi falënderon Kombëtaren pas finales

Kryetari i Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar menjëherë pas humbjes së Kosovës ndaj Turqisë në finalen e “play-off”-it për Kupa e Botës FIFA 2026.

Përmes një mesazhi publik, Ademi ka shprehur krenarinë për paraqitjen dhe përkushtimin e futbollistëve, duke theksuar se rrugëtimi i Kosovës në këtë cikël ka qenë i jashtëzakonshëm, pavarësisht rezultatit final.

Kosova arriti deri në prag të një kualifikimi historik, duke zhvilluar një kampanjë mbresëlënëse dhe duke fituar zemrat e tifozëve.

Në reagimin e tij, Ademi u shpreh:

“Jo çdo mbrëmje sjell rezultatin që e dëshirojmë, por çdo sfidë na bën më të fortë. Sonte, djemtë tanë dhanë maksimumin në fushë, me krenari dhe përkushtim për fanellën që përfaqëson një popull të tërë. Fati nuk ishte në anën tonë dhe, ndonëse nuk e merituam një rezultat të tillë, duhet të pranojmë se edhe humbjet janë pjesë e këtij rrugëtimi”. “Megjithatë, ato nuk e zbehin as punën dhe as besimin tonë në këtë ekip. Jam i bindur se Gladiatorët dardanë do të rikthehen më të fortë, me më shumë vendosmëri dhe me të njëjtin shpirt luftarak që na ka sjellë deri këtu”. “Faleminderit tifozëve “Dardanët”, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe vëllezërve tanë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Lugina e Preshevës, por edhe bashkëatdhetarëve tanë kudo që jetojnë e veprojnë, për mbështetjen e pandalur. Kjo humbje dhemb, por qëndrojmë me kokën lart për gjithçka që kemi arritur. E ardhmja do të na sjellë shumë gëzime të tjera. Bashkë vazhdojmë përpara!”, shkruan Ademi në rrjetet sociale.

Pavarësisht eliminimit, Kombëtarja e Kosovës largohet nga ky cikël me kokën lart dhe me besimin se e ardhmja sjell mundësi të reja për të realizuar ëndrrën e madhe.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së