Ernest Muçi po kalon një mbrëmje magjike në Turqi! Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është protagonisti absolut në përballjen Istanbulspor AS – Trabzonspor, teksa miqtë po udhëheqin bindshëm me rezultatin 1–5, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Kupës së Turqisë.

24-vjeçari shqiptar la shenjë që në pjesën e parë, duke zhbllokuar takimin me golin e shënuar në minutën e 41-të. Por Muçi nuk u ndal me kaq. Në pjesën e dytë ai u shndërrua në makth për verdhezinjtë e Stambollit: fillimisht asistoi për golin e radhës në minutën e 57-të, përpara se të gjente sërish rrugën e rrjetës vetëm katër minuta më vonë, në të 61-ën, duke kompletuar dopietën personale.
Me këtë paraqitje fantastike, Ernest Muçi konfirmon formën e shkëlqyer dhe rolin kyç në skuadrën e Trabzonsporit, që garon në Grupin A të Kupës së Turqisë, duke dhënë sinjale të forta edhe për Kombëtaren shqiptare.

