Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Edi Kuçi, ka ndezur kureshtjen e ndjekësve të tij me një paralajmërim të fuqishëm.
Ai ka bërë të ditur se nesër do të sqarohet e vërteta mes tij dhe banores së BBVK-së, Dolces, duke lënë të kuptohet se pas ndonjë lidhjeje të mundshme, gjërat do të bëhen publike.

“Ky është një paralajmërim për të gjithë ata që kanë qenë kureshtarë ndaj kësaj ‘lidhjeje’. Ata që më njohin, e dinë kush jam”, shkruan Edi, duke shtuar misterin rreth situatës. Ndjekësit e tij tashmë janë në pritje për të mësuar të vërtetën, dhe pritet që nesër rrjeti social të “digjet” nga reagimet dhe komentet.

