Futboll Kombëtarja Sport

Tifozët e Kosovës ndezin alarmet në Sllovaki: “Bratislava mund të pushtohet nga Dardanët”

Para ndeshjes play-off të Kupës së Botës 2026 më 26 mars, mediat sllovake paralajmërojnë për tifozët e zjarrtë të Kosovës. “Sportovy.cas” shkruan se sektori i mysafirëve në stadium u shiti brenda pak minutash, duke treguar entuziazmin e madh që sjell mbështetja e Dardanëve.

“Sipas sistemit të biletave, pjesa e mysafirëve u mbush menjëherë. Tifozët e Kosovës janë ndër më të pasionuarit në Evropë dhe mund të krijojnë atmosferë të jashtëzakonshme edhe në stadiumet e kundërshtarëve,” shkruan mediumi.

Federata Sllovake gjithashtu po merr masa për të kontrolluar situatën dhe shmangur dominimin e tifozëve mysafir, duke pasur parasysh precedentët si ndeshja e Bosnjës në 2013. Juraj Curny nga Federata Sllovake thekson:

“Duke qenë se stadiumi është i shitur plotësisht, nuk presim që tifozët mysafirë të jenë në numër më të madh. Ne kemi identifikuar disa qindra mbajtës biletash me emra ballkanikë, por që posedojnë pasaporta të vendeve të BE-së, përfshirë edhe Sllovakinë.”

Me këtë atmosferë, sfida midis Sllovakisë dhe Kosovës pritet të jetë më shumë se një ndeshje futbolli – një test i forcës së tifozërisë dhe pasionit të Dardanëve në kryeqytetin sllovak.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së