I ftuar në podcastin “Transferimet e Lojtarëve”, Eros Grezda ka folur për të ardhmen e talentit shqiptar Etnik Bruti, duke konfirmuar se interesimi për të është real dhe se ekzistojnë oferta konkrete.
Grezda bëri të ditur se disa klube kanë shfaqur interes për Brutin, ndërsa njëra prej ofertave është tashmë serioze dhe në fazë konkrete, pa zbuluar detaje shtesë mbi emrat e skuadrave.
Deklarata e tij konfirmon se Etnik Bruti po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun e transferimeve, falë paraqitjeve pozitive dhe potencialit të madh që ka treguar.

E ardhmja e mesfushorit pritet të jetë një nga temat më të nxehta të merkatos së radhës.

