Futboll Ndërkombëtare Sport

FC Barcelona rikthehet në krye, fitore bindëse ndaj Levante UD

FC Barcelona ka rimarrë vendin e parë në tabelë pas një fitoreje të pastër 3-0 ndaj Levante UD, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Spotify Camp Nou. Triumfi vjen një ditë pas humbjes së Real Madrid CF ndaj CA Osasuna, rezultat që i hapi rrugë katalanasve për t’u rikthyer në krye.

Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick e nisi ndeshjen në mënyrë ideale, duke kaluar në epërsi që në minutën e katërt. Marc Bernal realizoi pas asistimit nga Eric Garcia, duke vendosur tonin e sfidës.

Dominimi vendas vazhdoi edhe në pjesën e parë, teksa në minutën e 32-të Frenkie de Jong dyfishoi epërsinë me një finalizim të saktë brenda zonës.

Në fraksionin e dytë, Barcelona administroi lojën dhe vulosi fitoren me golin e tretë. Fermin Lopez shënoi për 3-0 pas një asistimi nga talenti Lamine Yamal, duke mbyllur përfundimisht llogaritë e takimit.

Me këtë sukses, Barcelona ngjitet në kuotën e 61 pikëve, një më shumë se Real Madridi që mbetet në 60. Ndërkohë, Levante vijon të mbetet në zonën e rrezikut, në pozitën e 19-të me 18 pikë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së