Trabzonsporin drejt fitores Ernest Muçi po konfirmon formën e shkëlqyer me fanellën e Trabzonspor, duke qenë sërish protagonist në kampionatin turk.
Në përballjen në transfertë ndaj Gaziantep FK, sulmuesi i Kombëtares shqiptare luajti rol kyç në rikthimin e skuadrës së tij në lojë. Në minutën e 24-të, Muçi dhuroi një asist të saktë për Felipe Augusto, i cili e dërgoi topin në rrjetë për barazimin 1-1.

Vetëm tri minuta më vonë, Trabzonspori realizoi edhe golin e dytë, duke përmbysur rezultatin dhe duke marrë kontrollin e ndeshjes. Kontributi i Muçit në aksionin vendimtar ishte thelbësor, duke dëshmuar ndikimin e tij të madh në repartin ofensiv.
Me këtë asist, Muçi e çon në tre numrin e asistimeve në kampionat këtë sezon, ndërsa në 19 paraqitje ka realizuar edhe 10 gola, statistika që e konfirmojnë si një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit turk.

