FC Prishtina është në epërsi 2-1 ndaj KF Llapi pas 45 minutave të para në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 20-të të Superligës së Kosovës, e cila po zhvillohet në kryeqytet.
Skuadra e drejtuar nga Afrim Tovërlani e nisi sfidën me disavantazh, pasi Llapi kaloi në epërsi që në minutën e 7-të me golin e Fiton Ademi, i cili realizoi për 0-1 dhe heshti përkohësisht tribunat vendase.
Megjithatë, reagimi i Prishtinës ishte i shpejtë dhe konkret. Pas disa tentativave në drejtim të portës mysafire, vendasit arritën të përmbysin gjithçka brenda dy minutash. Në minutën e 35-të, Valmir Veliu realizoi një gol të bukur për barazimin 1-1, ndërsa vetëm dy minuta më vonë, në të 37-ën, Mario Ilievski dërgoi topin në rrjetë për 2-1, duke kompletuar rikthimin e shpejtë të kryeqytetasve.
Me rezultatin aktual, Prishtina ngjitet përkohësisht në kuotën e 36 pikëve, aq sa ka edhe Ballkani, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. Në anën tjetër, Llapi mbetet në vendin e shtatë me 22 pikë, ndërsa gjithçka mbetet e hapur për 45 minutat e dyta që pritet të sjellin të tjera emocione.

