FIFA ka njoftuar se klubet do te kompensohen me afro 11 mije dollare ne dite per secilin lojtar qe do te marre pjese ne Kupen e Botes 2026, e cila do te zhvillohet ne SHBA, Kanada dhe Meksike.
Ky vendim vjen si pjese e marreveshjes mes FIFA-s dhe klubeve, me qellim qe ekipet te mos pesojne humbje financiare gjate periudhave kur lojtaret bashkohen me perfaqesueset kombetare.
Sipas raportimeve, edhe klubet e lojtareve qe eliminohen ne fazen e grupeve do te perfitojne nje garanci minimale prej rreth 250 mije dollaresh. FIFA synon qe me kete model te ule tensionet mes klubeve dhe federatave, sidomos ne periudhat e ngarkuara te kalendarit nderkombetar.
Ky sistem pritet te kete ndikim te madh te klubet elitare europiane si Real Madrid, Manchester City apo Bayern Munich, te cilat kane numer te madh lojetaresh ne kombetare dhe mund te perfitojne shuma milionere nga ky program kompensimi.
Boterori 2026 do te jete me i madhi ne histori, me 48 kombetare pjesemarrese, cka do te thote edhe me shume lojtare te liruar nga klubet dhe rrjedhimisht kompensime me te larta se ne edicionet e kaluara.

