Futboll Sport

Ish-kampioni i botës dhe legjenda e Real Madridit pranë blerjes së Sevillas për 450 milion euro

Sergio Ramos dhe grupi investues “Five Eleven Capital” janë shumë pranë finalizimit të marrëveshjes për blerjen e klubit të Sevillas, në një operacion që raportohet të arrijë vlerën rreth 450 milionë euro.

Sipas raportimeve, marrëveshja tashmë është arritur me aksionarët kryesorë të klubit, ndërsa kanë mbetur vetëm procedurat finale dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar i Sporteve në Spanjë.

Operacioni përfshin jo vetëm aksionet e klubit, por edhe borxhet ekzistuese dhe planin e pagesave, i cili ndryshon në varësi të kategorisë ku Sevilla do të garojë sezonin e ardhshëm.

Letra e qëllimit e nënshkruar mes palëve skadon më 31 maj, çka ka bërë që procesi të përshpejtohet në maksimum gjatë këtyre ditëve. Nëse nuk ndodh ndonjë ndryshim i papritur, marrëveshja pritet të mbyllet shumë shpejt.

Përveç investimit fillestar, Ramos dhe partnerët e tij pritet të injektojnë edhe nga 80 deri në 100 milionë euro kapital shtesë, për të stabilizuar gjendjen financiare të klubit dhe për të rritur kufirin e pagave.

Sevilla po hyn kështu në një epokë të re, pas viteve të vështira sportive dhe ekonomike. Synimi i projektit të ri është rikthimi i klubit në nivelet ku dikur dominonte Europa League dhe siguronte rregullisht pjesëmarrjen në Champions League.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së