UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të sezonit në Europa League, vetëm pak orë pas finales ku Aston Villa triumfoi bindshëm me rezultat 3-0 ndaj Freiburgut.
Skuadra angleze dominoi edhe në ekipin ideal të sezonit, duke pasur plot pesë futbollistë të përfshirë në formacionin zyrtar të përzgjedhur nga UEFA. Portieri Emiliano Martinez, mesfushorët McGinn dhe Rogers, si dhe sulmuesit Buendia e Antony janë pjesë e “Team of the Season”.

Në mbrojtje janë përzgjedhur Mingueza, Morato, Ginter dhe Victor Gomez, ndërsa në mesin e fushës vendin e kanë siguruar edhe Eggestein e Morgan Rogers, i cili gjithashtu fitoi çmimin e lojtarit të vitit në këtë kompeticion.
Në repartin ofensiv spikasin Antony, Buendia dhe Igor Jesus, të cilët shkëlqyen gjatë gjithë sezonit me paraqitjet e tyre në garën europiane.
Formacioni i sezonit:
Martinez, Victor Gomez, Ginter, Morato, Mingueza, McGinn, Eggestein, Rogers, Antony, Buendia, Igor Jesus.

