Mbrojtësi i Kosovës, Dion Gallapeni, ishte pa dyshim një nga figurat kryesore në përballjen ndaj Turqisë, duke zhvilluar një paraqitje të jashtëzakonshme gjatë 90 minutave.
21-vjeçari shkëlqeu në krahun e majtë të mbrojtjes, ku nuk u tejkalua asnjëherë nga sulmuesit kundërshtarë, duke neutralizuar me sukses disa prej emrave më të rrezikshëm të Turqisë si Kenan Yıldız, Arda Güler, Barış Alper Yılmaz dhe Zeki Çelik.

Me qetësi, vendosmëri dhe inteligjencë në lojë, Gallapeni tregoi pjekuri të madhe në një ndeshje me presion të lartë, duke konfirmuar potencialin e tij si një nga talentet më premtues në mbrojtje.
Paraqitja e tij ka ngjallur entuziazëm të madh, duke forcuar bindjen se Kosova ka siguruar një krah të majtë të mbrojtjes për shumë vite në vazhdim.

