Stadiumi Fadil Vokrri ishte i stërmbushur në përballjen mes Kosovës dhe Turqisë, në një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e “Dardanëve”.
Në mesin e tifozëve të pranishëm ishte edhe ylli shqiptar Xherdan Shaqiri, megjithëse prania e tij nuk u bë publike në momentin e zhvillimit të ndeshjes.
Vizita e tij u zbulua vetëm më vonë, kur futbollisti Bernard Berisha publikoi një fotografi së bashku me Shaqirin, duke konfirmuar prezencën e tij në tribunat e stadiumit.
Sulmuesi i Baselit zgjodhi të qëndrojë larg vëmendjes mediatike gjatë ndeshjes, me gjasë për të mos tërhequr fokusin nga përballja historike e Kosovës.

