Futboll Sport

Gentiana Fetaj nis aventurë të re te Luzerni zviceran

Futbollistja kosovare Gentiana Fetaj ka nisur një kapitull të ri në karrierën e saj, duke u transferuar te klubi zviceran Luzern.

Mesfushorja me prirje ofensive do të jetë pjesë e Luzernit për pjesën e mbetur të sezonit 2025/26, ku pritet të japë kontribut në repartin sulmues me kreativitetin dhe përvojën e saj.

23-vjeçarja vjen në Zvicër pas aventurës së fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte pjesë e ekipit universitar South Florida Bulls. Ajo është e lindur në Gjermani, ndërsa rrënjët i ka nga Kosova.

Fetaj ka një të kaluar të pasur në futbollin evropian, pasi ka qenë pjesë e përfaqësueseve të Gjermanisë nga grupmosha U15 deri në U19, me gjithsej 23 paraqitje. Kulmi i kësaj periudhe ishte triumfi në Kampionatin Evropian U17 në vitin 2019.

Në nivelin e përfaqësueseve seniore, ajo ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën, me të cilën deri më tani ka zhvilluar katër ndeshje dhe ka realizuar një gol.

Transferimi te Luzerni shihet si një hap i rëndësishëm në karrierën e Fetajt, e cila synon të vazhdojë zhvillimin dhe të lërë gjurmë në kampionatin zviceran.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së