Brenda vetëm një dite Tammy Abraham, sulmuesi anglez, u lajmrua si blerje e Besiktas dhe menjëherë u transferua te Aston Villa një nga lëvizjet më të pazakonta në tregun e transferimeve këtë sezon.
Pas huazimit te Besiktas nga AS Roma, klubi turk aktivizoi klausulën e blerjes për rreth €13 milionë për ta bërë Abraham pjesë të tyre me kontratë të përhershme.

Vetëm një ditë pasi u zytarizua nga klubi Besiktas, Aston Villa mbylli një marrëveshje për ta rikthyer Abraham në Angli për rreth €21 milionë dhe kompensime të tjera të lidhura me lojtarë si Yasin Özcan që u përfshi në marrëveshje.
Ky lloj transferimi ndodh jashtëzakonisht rrallë në futboll një klub e blen një lojtar më herët në ditë, dhe pastaj e shet atë sërish menjëherë te një klub tjetër, pa u aktivizuar fare në fushë me fanellën e tij të riu.
Gjatë sezonit te Besiktas, Abraham shënoi rreth 13 gola në 26 ndeshje, duke treguar formë të mirë dhe interes të madh nga klube të mëdha evropiane

