FC Bayern Munich ka marrë një lajm të keq pas ndeshjes së fundit në kampionat, pasi kapiteni dhe portieri titullar, Manuel Neuer, ka pësuar lëndim në kofshën e djathtë.
Gardiani gjerman u dëmtua në përballjen ndaj Werder Bremen dhe u detyrua të largohej nga fusha në fillim të pjesës së dytë. Në vend të tij u aktivizua Jonas Urbig, i cili mori minutat e para në këtë takim.
Sipas informacioneve fillestare, Neuer do të mungojë në stërvitjet e ditëve në vijim dhe nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Eintracht Frankfurt.
Mungesa e 37-vjeçarit përbën një goditje të ndjeshme për Bayernin në këtë fazë të sezonit, ndërsa pritet të mësohet më shumë rreth kohëzgjatjes së rikuperimit të tij pas ekzaminimeve mjekësore.

