Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadergjonaj, ka zhvilluar një paraqitje shumë të mirë në javën e fundit të Superligës së Turqisë, duke u përfshirë në formacionin më të mirë të javës.
Mbrojtësi kosovar realizoi gol në ndeshjen ku Alanyaspori u mposht 1:2 nga İstanbul Başakşehir. Pavarësisht humbjes së skuadrës së tij, Hadergjonaj ishte një nga lojtarët më të dalluar në fushë, duke kontribuar si në fazën sulmuese ashtu edhe në atë mbrojtëse.
Paraqitja e tij u vlerësua me notën 8.3 nga sajti i statistikave “Sofascore”, çka i siguroi vendin në formacionin e javës në elitën e futbollit turk.
Forma e mirë e Hadergjonajt përbën një sinjal pozitiv edhe për Kombëtaren e Kosovës, në prag të angazhimeve të radhës ndërkombëtare.


