Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadergjonaj, foli për mediat turke përpara ndeshjes vendimtare ndaj Turqisë në finalen e play-off-it për Kupën e Botës 2026.
“Ndeshja ndaj Turqisë do të jetë ndër më të rëndësishmet e karrierës tonë. Të jemi në gjendje të luajmë këtë finale është ëndërr e bërë realitet. Kemi punuar shumë për të arritur në këtë nivel dhe jemi tepër të emocionuar”, tha Hadergjonaj.

Ai nuk hezitoi të vlerësojë lojtarët kryesorë të Turqisë, por shtoi se kjo nuk e ndryshon qasjen e Kosovës: “Kur e shikojmë Turqinë, mund të themi se lojtarët më të mirë janë Arda Guler, Hakan Calhanoglu dhe Kenan Yildiz.
Sidoqoftë kjo nuk e bën ndryshim për ne, është finale – shanse janë gjithmonë 50-50”. Florent Hadergjonaj e përmbylli me mesazhin se ekipi do të luftojë maksimalisht për të siguruar një vend në Botëror.

Florent Hadergjonaj për mediat turke

