Mesfushori i Kosovës, Dion Gallapeni, foli para sfidës historike ndaj Turqisë, duke theksuar rëndësinë e bashkimit të skuadrës dhe mbështetjes së tifozëve dardanë.
“Një ndeshje historike për ne, pavarësisht se e kemi ditur se do të jetë e vështirë. Por, me ndihmën e tifozëve dardanë gjithçka ishte e mundur dhe treguam një karakter shumë të fortë dhe dolëm fitimtar nga ndeshja”, u shpreh Gallapeni.

Ai shtoi se sfida ndaj Turqisë nuk do të jetë e lehtë për shkak të cilësisë së skuadrës turke, por theksoi se bashkimi i ekipit është një nga forcat më të mëdha të Kosovës:
“Normalisht që është një ndeshje e vështirë duke marrë parasysh kualitetin që ka Turqia mirëpo këtë e kemi vërtetuar edhe në ndeshjen e parë që pavarësisht cilësisë së skuadrës së tyre, ne jemi shumë të bashkuar si grup, luftojmë për njëri-tjetrin dhe kjo ka shumë rëndësi”.

Gallapeni nuk harroi të përmendë edhe rolin vendimtar të tifozëve:
“Normalisht si këtë ndeshje, por edhe në ndeshjet e tjera, ata [tifozët] kanë qenë forca jonë më e madhe, kështu që normalisht se i pres atë në një numër të madh, ta bëjnë atmosferën siç dinë ata dhe të dalim fitimtar nga ndeshja”.

