Futboll Sport Vendi

Hajdini vulos kualifikimin, Inter Turku në gjysmëfinale

FC Inter Turku siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Liigacup-it pas fitores 1–0 ndaj FC Lahti, duke e mbyllur fazën e grupeve në vendin e parë me 12 pikë.

Protagonisti absolut i mbrëmjes ishte Edor Hajdini. I futur nga stoli, ai pati ndikim të menjëhershëm në lojë dhe realizoi golin vendimtar vetëm pak minuta pas inkuadrimit. Pas një goditjeje të ndalur pjesërisht nga portieri kundërshtar, Hajdini reagoi më shpejt se të gjithë dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke vulosur fitoren dhe kualifikimin e ekipit të tij.

Për sulmuesin e ri, ky ishte goli i parë me fanellën e ekipit të parë – një moment i veçantë që erdhi në një ndeshje me peshë dhe që konfirmon rritjen e tij graduale në skuadër. Me paraqitjen e tij energjike dhe instinktin në zonë, Hajdini dëshmoi se mund të jetë një armë e rëndësishme për Interin në fazën vendimtare të garës.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së