Futboll Sport

Halili, shtyllë e re e Tiranës

Diar Halili po kalon një periudhë shumë pozitive te Tirana, pas huazimit nga FC Prishtina. Qendërmbrojtësi kosovar ka gjetur menjëherë hapësirë dhe besim në ekipin bardheblu, duke u shndërruar në një nga lojtarët më stabilë të skuadrës.

Që nga kalimi i tij në futbollin shqiptar, Halili ka zhvilluar katër paraqitje zyrtare, ku ka treguar siguri në repartin defensiv dhe vazhdimësi në lojë. Tirana po kalon një formë të mirë në vitin 2026 dhe skuadra ende nuk di për humbje, ndërsa kontributi i Halilit ka qenë i dukshëm.

22-vjeçari pritet të jetë një lojtar kyç në misionin e Tiranës për t’u larguar nga pozitat e fundit të tabelës, që mbetet objektivi kryesor i klubit për këtë sezon.

 

Megjithëse nuk arriti të gjejë hapësirat e duhura te FC Prishtina, forma aktuale e Halilit në Shqipëri është një sinjal pozitiv edhe për të ardhmen e tij. Nëse vazhdon me këto paraqitje, nuk përjashtohet mundësia që ai të rikthehet te Prishtina në sezonin e ardhshëm me një rol më të rëndësishëm.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së