Sport

Ikona e tenisit Serena Williams rikthehet në moshën 44 vjeçare

Pas muajsh të tërë spekulimesh, tashmë ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar: Serena Williams do të rikthehet në fushën e tenisit.

Legjenda amerikane, 44-vjeçare, është regjistruar për të marrë pjesë në turneun HSBC Championships, që zhvillohet në fushat me bar të Queen’s Club. Williams do të garojë në lojën dyshe, në një turne që tradicionalisht shërben si përgatitje para Wimbledonit.

Ndeshja e fundit e fitueses së 23 titujve Grand Slam në turnetë e WTA-së ishte në vitin 2022, në US Open, kur u eliminua nga australiania Ajla Tomljanovic.

Turneu HSBC Championships do të nisë më 6 qershor me ndeshjet kualifikuese, ndërsa gara kryesore do të fillojë më 8 qershor.

Serena Williams do të luajë në dyshe përkrah tenistes kanadeze, Victoria Mboko. Ky bashkëpunim shihet si një kombinim mes përvojës së jashtëzakonshme të amerikanes dhe energjisë së brezit të ri.

Me këtë rikthim, Williams pritet të testojë gjendjen e saj fizike para një pjesëmarrjeje të mundshme në Wimbledon, turneun ku ka shkruar disa nga kapitujt më të mëdhenj të karrierës së saj.

Presidentja e WTA-së, Valerie Camillo, e ka cilësuar rikthimin e Williams si një moment të rëndësishëm për tenisin e femrave.

Sipas saj, Serena është një prej sportisteve më të mëdha të të gjitha kohërave, me një trashëgimi që shkon përtej fushës së tenisit.

Camillo theksoi se rikthimi i amerikanes dëshmon pasionin e saj për garën dhe se WTA mezi pret ta shohë përballë një brezi të ri tenistesh të nivelit të lartë.

Williams, përveç suksesit të jashtëzakonshëm sportiv, konsiderohet edhe një figurë ikonike jashtë fushës, si sipërmarrëse, aktiviste dhe një nga emrat më me ndikim në sportin botëror.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së