Futboll Sport Vendi

Prishtina e pamëshirshme ndaj Llapit – Veliu dhe Ilievski “zjarr” në “Stadiumi Fadil Vokrri”

Prishtina ka regjistruar fitore bindëse 4-1 ndaj  Llapit, në kuadër të javës së 20-të të Superligës së Kosovës, në përballjen e zhvilluar në stadiumin “Stadiumi Fadil Vokrri”.

Mysafirët e nisën më mirë takimin dhe kaluan të parët në epërsi në minutën e 7-të. Ish-sulmuesi i ardhur nga KF Shkëndija, Fiton Ademi, realizoi një gol spektakolar me goditje akrobatike për 0-1.

Megjithatë, reagimi i kryeqytetasve ishte i menjëhershëm. Në minutën e 35-të, Valmir Veliu barazoi shifrat në 1-1, duke rikthyer Prishtinën në lojë. Vetëm dy minuta më pas, Mario Ilievski përfitoi nga një tollovi në zonë dhe realizoi nga afërsia për 2-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë, Llapi provoi të rikthehej në ndeshje, por Prishtina u tregua e rrezikshme dhe vrasëse në kundërsulm. Në minutën e 70-të, Veliu shënoi golin e dytë personal pas asistimit të Albin Krasniqit, duke çuar rezultatin në 3-1.

Vetëm tre minuta më vonë, Ilievski kompletoi dopietën e tij pas një pasimi të bukur nga Ramiz Bytyqi, duke vulosur përfundimisht fitoren 4-1.

Me këtë triumf, Prishtina ngjitet në kuotën e 36 pikëve, aq sa ka edhe Ballkani në krye të tabelës, ndërsa Llapi mbetet në vendin e shtatë me 22 pikë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së