Kombëtarja Sport

Interesim nga Gjermania dhe Arabia Saudite për Milot Rashicën

Mediat turke raportojnë se disa klube nga Gjermania dhe Arabia Saudite kanë shprehur interesim zyrtar te Beşiktaşi për shërbimet e Milot Rashicës. Megjithatë, emrat konkretë të klubeve të interesuara nuk janë bërë ende publikë.

Sulmuesi kosovar vazhdon të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës turke, falë paraqitjeve të qëndrueshme dhe eksperiencës së tij në kampionate të forta evropiane. Interesimi nga dy tregje të ndryshme tregon vlerën që Rashica ka aktualisht në merkato.

Pritet që ditët në vijim të sjellin më shumë qartësi rreth këtij interesimi, ndërsa Beşiktaşi mbetet në pritje të ofertave konkrete për futbollistin e përfaqësueses së Kosovës.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së