Ardon Jashari nuk arriti ta shfrytëzojë mundësinë e madhe që iu dha nga trajneri Masimiliano Allegri në përballjen ndaj Sassuolos. Mesfushori me origjinë shqiptare u aktivizua si titullar në mungesë të Luka Modriqit, por një gabim në golin e parë të Berardit ndikoi negativisht në paraqitjen e tij.
Sipas mediave italiane, Jashari u vlerësua me notën më të ulët nga të gjithë lojtarët në fushë, ndërsa pritet që në ndeshjen e ardhshme ndaj Atalantës të rikthehet në stol, pavarësisht mungesës së kroatit.
Megjithatë, Milani vazhdon të besojë te potenciali i tij. Jashari ka zhvilluar 15 paraqitje këtë sezon me fanellën kuqezi, duke regjistruar 733 minuta në total, ndërsa në shtatë prej tyre ka qenë titullar.
Klubi italian vazhdon ta konsiderojë mesfushorin si pjesë të projektit për të ardhmen, edhe pse gabimi i fundit ka hapur diskutime në mediat sportive italiane.

