Një tjetër futbollist shqiptar po del në pah nga kampionati zviceran. Samuel Krasniqi po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë te Grasshoppers, duke konfirmuar potencialin e tij në një ambient konkurrues.
Mesfushori ofensiv i krahut të majtë, 21 vjeç, është produkt i FC Aarau, klub nga i cili u transferua te Grasshoppers, ku tashmë po merr besim dhe minuta. Fundjavën e kaluar ai realizoi edhe golin e tij të parë si profesionist, në barazimin 1-1 ndaj Luganos, duke nisur të bëhet një element i rëndësishëm për skuadrën.

Krasniqi prej kohësh është në vëzhgimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërsa në të ardhmen pritet të vendosë për përfaqësuesen që do të përfaqësojë në arenën ndërkombëtare, mes Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës.

