Diamant Lokaj po konfirmon sezon pas sezoni potencialin e tij në futbollin gjerman. Sulmuesi kosovar ka shkëlqyer sërish me fanellën e Freiberg, duke realizuar gol në ndeshjen e sotme ndaj Bissingen, një tjetër paraqitje që flet qartë për rritjen dhe pjekurinë e tij sportive.
Goli i shënuar vjen si rezultat i një forme të shkëlqyer, ku Lokaj po shfaq siguri, instinkt golashënuesi dhe ndikim të drejtpërdrejtë në lojën e skuadrës. Paraqitjet e tij të fundit nuk kanë kaluar pa u vënë re, duke e vendosur gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes.
Jo rastësisht, Diamant Lokaj ka qenë disa herë i ftuar nga Kombëtarja e Kosovës, një tregues i qartë se talenti i tij vlerësohet në nivelet më të larta. Me këtë ritëm dhe vazhdimësi, emri i tij mbetet një opsion serioz për të ardhmen e “Dardanëve”.
Forma aktuale e Lokajt nuk është thjesht statistikë, por sinjal i qartë se një tjetër diamant kosovar po lustrohet në Evropë.

