Futboll Sport

Kaos në Glasgow, 2 polic të plagosur, 14 tifoz të arrestuar pas festës së Celtic

Festimet për titullin kampion të Celtic në Glasgow janë shndërruar në kaos, pasi dy policë mbetën me plagë serioze dhe 14 persona u arrestuan gjatë incidenteve të dhunshme që shpërthyen pas ndeshjes ndaj Hearts.

Sipas Policisë së Skocisë, rreth 3 mijë tifozë u mblodhën në zonën Trongate për të festuar titullin e pestë radhazi të Celtic në Premiership, por atmosfera festive degjeneroi në përplasje me forcat e rendit.

Autoritetet bëjnë të ditur se policët u goditën me shishe dhe objekte të forta, ndërsa po intervenonin për t’i ndihmuar ekipet mjekësore mes turmës. Njëri prej oficerëve pësoi lëndime në fytyrë, ndërsa tjetri dëmtime trupore.

Policia konfirmoi 10 arrestime në Trongate, katër në stadiumin “Celtic Park” dhe disa incidente të tjera në Edinburgh, ndërsa paralajmëroi se numri i arrestimeve mund të rritet pas analizimit të pamjeve filmike dhe kamerave të sigurisë.

Trazirat vazhduan edhe brenda stadiumit, ku tifozët hynë në fushë pas golit të tretë të Celtic, duke shkaktuar ndërprerje të ndeshjes dhe largimin e shpejtë të futbollistëve të Hearts.

Policia dhe Këshilli i Qytetit të Glasgow dënuan ashpër incidentet, duke kërkuar organizim më të mirë dhe bashkëpunim më të madh nga klubi për festimet e ardhshme. Celtic ndërkohë kërkoi falje publike dhe premtoi bashkëpunim të plotë me hetimet.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së