Sport

Karim Benzema drejt rikthimit në Francë? E ardhmja e sulmuesit mbetet e hapur

E ardhmja e Karim Benzemas mund të marrë një kthesë të papritur para mbylljes së afatit kalimtar. Sulmuesi francez pritet të gjejë një skuadër të re, pas përkeqësimit të marrëdhënieve me klubin saudit Al-Ittihad.

36-vjeçari ka marrë një vendim të fortë, duke bojkotojë dhe duke mos u paraqitur në ndeshjen e fundit të skuadrës, një veprim që ka konfirmuar përplasjen mes tij dhe drejtuesve të klubit.Sipas raportimeve, pakënaqësia e Benzemas ka ardhur pas ofertës së Al-Ittihad për një zgjatje kontrate që përfshinte vetëm të drejtat e imazhit, pa rritje apo garanci financiare në aspektin e pagës.

Kjo situatë ka tensionuar edhe më tej raportet mes palëve. Sipas gazetarit të njohur Sacha Tavolieri, Benzema nuk dëshiron më të vazhdojë aventurën e tij në Arabinë Saudite dhe është i bindur se drejtuesit e klubit po kërkojnë një mënyrë për ta mbyllur bashkëpunimin me të.

Në këtë kontekst, rikthimi në Francë po shihet si një opsion gjithnjë e më realist. Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se Benzema do të preferonte t’i bashkohej një klubi të Ligue 1 në ditët e fundit të merkatos, me synimin për të qenë në formë optimale dhe i disponueshëm për Kampionatin Botëror me kombëtaren franceze.

Pavarësisht moshës, Benzema mbetet një nga emrat më të mëdhenj të futbollit evropian, me përvojë dhe cilësi që mund të bëjnë diferencën në çdo kampionat. Se cili do të jetë destinacioni i radhës për ish-fituesin e “Topit të Artë” pritet të bëhet e qartë në ditët në vijim.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së