Aktualitet Lajme Ndërkombëtare Politike

Komisionerja e BE-së Marta Kos shtyn vizitën në Kosovë

Vizita e Komisioneres për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Marta Kos, në Kosovë është shtyrë në momentin e fundit, mes zhvillimeve të fundit politike në vend.

Sipas mediave, zyrtarë të Komisionit Evropian kanë konfirmuar se Kos ia ka bërë të ditur këtë vendim kryeministrit Albin Kurti gjatë një bisede telefonike, duke i thënë se udhëtimi i planifikuar në Kosovë nuk do të zhvillohet tani për shkak të situatës politike, megjithatë synon të udhëtojë në Prishtinë “në momentin e parë të mundshëm”.

Vizita e saj ishte paralajmëruar javën e kaluar dhe jozyrtarisht ishte përmendur data 12 mars. Kjo do të ishte vizita e parë e Kos në Kosovë që nga marrja e detyrës si komisionere për Zgjerim në dhjetor të vitit 2024.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur