Futboll Kombëtarja Sport Vendi

Kosova drejt një miqësoreje historike me Poloninë në qershor

Përfaqësuesja e Kosovës mund të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Polonisë gjatë muajit qershor, në një duel që pritet të ketë interes të madh sportiv dhe simbolik.

Sipas mediave polake, Federata e Futbollit e Polonisë është në negociata me Federatën e Futbollit të Kosovës për organizimin e kësaj miqësoreje, e cila do të ishte përballja e parë në histori mes dy përfaqësueseve.

Nëse arrihet marrëveshja, kjo ndeshje do të shënonte një moment të veçantë për futbollin kosovar, duke u përballur me një kundërshtar të nivelit të lartë europian.

Polonia tashmë ka konfirmuar një miqësore ndaj Nigerisë dhe është në kërkim të një kundërshtari të dytë, ku Kosova shihet si një nga opsionet kryesore.

Sipas raportimeve, ndeshja nuk pritet të zhvillohet në Varshavë, por në një qytet tjetër të Polonisë.

Në kampionatin polak aktualisht aktivizohen edhe dy futbollistë nga Kosova, Dion Gallapeni dhe Ermal Krasniqi, çka e shton edhe më shumë interesin për këtë përballje të mundshme.

Të dyja përfaqësueset nuk arritën të sigurojnë pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026, ndaj kjo miqësore do të shërbente si një test i rëndësishëm për vazhdimësinë dhe ndërtimin e skuadrave.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së