Klubi i Paris Saint-Germain ka vendosur të shpërblejë më shumë se 700 punonjës me një bonus të konsiderueshëm prej 5140 eurosh për secilin, pas suksesit të arritur në Ligën e Kampionëve.
Punonjësit fillimisht kanë përfituar një shpërblim prej 4500 euro, ndërsa më pas janë shtuar edhe 640 euro të tjera, duke e çuar shumën totale në një nivel rekord për klubin francez.
Ky bonus lidhet drejtpërdrejt me sezonin historik 2024/25, ku skuadra parisiene arriti rezultate të mëdha në arenën europiane, duke konfirmuar rritjen e saj sportive dhe financiare.
Drejtori i përgjithshëm i klubit, Victoriano Melero, ka theksuar se shpërblimi është një shenjë mirënjohjeje për kontributin e të gjithë stafit jo vetëm lojtarëve, por edhe aparatit administrativ dhe operativ që qëndron pas suksesit të ekipit.
Ndërkohë, PSG ka regjistruar një buxhet rekord prej rreth 837 milionë eurosh, falë rritjes komerciale dhe performancës në fushë, duke ndarë rreth 4 milionë euro për këtë skemë shpërblimi.

