Futboll Kombëtarja Sport

“Kosova është gjithçka për mua” – rrëfimi prekës i Albian Hajdarit që po frymëzon ‘Dardanët’

Në një kohë kur Kosova është vetëm një hap larg historisë, dalin në pah edhe historitë që tregojnë lidhjen e fortë emocionale të futbollistëve me fanellën dardane.

Një prej tyre është edhe Albian Hajdari, i cili që në momentin e parë kur iu bashkua Kombëtares, dha një deklaratë që sot tingëllon edhe më e fuqishme.

“Kosova është e vogël për botën, por për mua është krejt bota.

” Këto fjalë, që në fillim u panë si një shprehje e thjeshtë emocioni, tashmë po marrin kuptim të plotë në çdo paraqitje të tij në fushë. Me përkushtim, pasion dhe luftë në çdo duel, Hajdari po dëshmon se për të, fanella e Kosovës nuk është vetëm një detyrë – por një ndjenjë.

Në prag të sfidës vendimtare, këto histori individuale po shndërrohen në forcë kolektive për “Dardanët”, që synojnë të realizojnë ëndrrën e madhe dhe të shkruajnë historinë e futbollit kosovar.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së