Sport Sporte tjera

Kosova shkruan histori në xhudo

Për herë të parë, vendi ynë do të ketë një garues në IBSA Judo Grand Prix, një nga ngjarjet më prestigjioze për sportistët me aftësi të kufizuara në shikim.

Xhudisti Ardian Sopa do ta përfaqësojë Kosovën në Astana të Kazakistanit, në një garë ku marrin pjesë 137 garues nga 24 shtete të botës. Kjo garë shënon edhe fillimin e grumbullimit të pikëve kualifikuese për Lojërat Paralimpike Los Angeles 2028.

Veçantia e këtij rrugëtimi qëndron në faktin se Sopa ka nisur të merret me xhudo vetëm në vitin 2023, nën drejtimin e trajnerit Admirim Sahara, ndërsa tashmë po garon në një prej skenave më të rëndësishme botërore në sportin paralimpik.

Në kategorinë e tij do të jenë 14 garues, në një konkurrencë të fortë me sportistë me eksperiencë shumëvjeçare në tatami.

Trajneri Sahara ka theksuar se sportistët si Ardian Sopa nuk kanë nevojë për keqardhje, por për mbështetje, respekt dhe besim, duke falënderuar gjithashtu të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë rrugëtim historik për sportin kosovar.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së