Qyteti piktoresk i Kröv në Gjermani do të jetë mikpritës i një maratone ndërkombëtare që organizohet më 23 maj, një aktivitet sportiv që pritet të mbledhë garues dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme të Europës.
Maratona do të zhvillohet pranë lumit Mosel, ndërsa gara do të nisë nga ora 10:00 dhe do të përfshijë një itinerar prej 9 kilometrash, në një prej zonave më të bukura turistike të Gjermanisë.
Pjesë e këtij organizimi do të jetë edhe maratonisti shqiptar Tirron Mamusha, i cili do të përfaqësojë komunitetin shqiptar në këtë aktivitet ndërkombëtar sportiv.
Mbështetje të rëndësishme për sportistin shqiptar ka dhënë biznesmeni i njohur shqiptar Shkëlzen Gashi, pronar i Holiday Resort dhe TV Mergata, i cili është sponsor i përgjithshëm i Tirron Mamushës në këtë maratonë.
Organizatorët kanë paralajmëruar atmosferë festive, pjesëmarrje të madhe të publikut dhe organizim të nivelit të lartë, ndërsa kjo ngjarje pritet të shërbejë edhe si promovim i sportistëve shqiptarë në diasporë.
E gjithë maratona do të përcillet edhe nga TV Mergata, e cila do të sjellë pamje dhe raportime ekskluzive nga afër për publikun shqiptar kudo që ndodhet.

