Futboll Maqedonia Sport Vendi

LAJMI I FUNDIT: Fiton Ademi pritet të jetë “bomba” e Llapit në këtë afat kalimtar

Klubi i Llapit po përgatit një lëvizje të bujshme në këtë afat kalimtar. Sipas raportimeve të Sportmania, Fiton Ademi pritet të jetë përforcimi më i madh i skuadrës nga Podujeva dhe “bomba” e merkatos së verës.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se bisedimet janë në fazë të avancuar dhe se marrëveshja pritet të konkretizohet së shpejti, duke e afruar sulmuesin te Llapi për sezonin e ri.

Ademi shihet si një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv, ndërsa drejtuesit e klubit synojnë të rrisin konkurrencën dhe ambiciet e skuadrës për objektivat e sezonit të ardhshëm.

Nëse transferimi zyrtarizohet, Fiton Ademi do të përfaqësonte një nga afrimet më të bujshme të Llapit në vitet e fundit, duke konfirmuar synimet e klubit për të qenë protagonist në Superligë.

Situata pritet të marrë epilog në ditët në vijim.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së