Futboll Sport

Legjenda e Real Madridit, Casillas “Nuk dua ta shoh te Reali”, Tifozët madrilenë e sulmojnë

Një deklaratë e ish-portierit të Real Madrid CF, Iker Casillas, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale pas komenteve të tij kundër rikthimit të José Mourinho në stolin madrilen.

Casillas deklaroi se nuk ka asgjë personale me trajnerin portugez, të cilin e konsideron profesionist të madh, por shtoi se nuk dëshiron ta shohë sërish në krye të “Los Blancos”, pasi sipas tij ekzistojnë trajnerë më të përshtatshëm për klubin.

Ky koment ndezi menjëherë reagimet e tifozëve të Real Madridit, të cilët e kritikuan ashpër ish-kapitenin spanjoll në rrjetin “X”. Shumë prej tyre i rikujtuan përplasjet e së kaluarës gjatë periudhës kur Mourinho drejtonte skuadrën madrilene, ndërsa disa komente ishin tepër të ashpra ndaj legjendës së portës së Realit.

Mourinho vazhdon të mbetet një figurë shumë e diskutuar te tifozët madrilenë, me një pjesë që e shohin si trajnerin që riktheu mentalitetin fitues në klub, ndërsa të tjerë vazhdojnë të kritikojnë stilin dhe konfliktet e tij gjatë periudhës në Madrid.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së