Futboll Sport

Publikohet lista e lojtarëve më të paguar në Amerikë, Messi lë pas rivalët

Lionel Messi vazhdon të jetë futbollisti më i paguar në MLS, duke dominuar listën e pagave në futbollin amerikan edhe për sezonin 2026. Sulmuesi argjentinas i Inter Miami CF përfiton rreth 28.3 milionë dollarë në vit, duke lënë shumë prapa yjet e tjerë të kampionatit.

Pas Messit, në listën e lojtarëve më të paguar renditet koreano-jugori Son Heung-min me 11.2 milionë dollarë, ndërsa pjesë e Top 10 janë edhe Rodrigo De Paul, Hirving Lozano dhe Miguel Almiron.

Messi, i cili rinovoi kontratën me klubin nga Miami, jo vetëm që mbetet lojtari më i paguar në MLS, por vazhdon të ketë ndikim të madh në rritjen e popullaritetit të futbollit në SHBA. Ai ka realizuar 59 gola në 64 ndeshje të sezonit të rregullt që prej transferimit të tij në vitin 2023.

Lista e lojtarëve më të paguar në MLS:

  1. Lionel Messi – 28.3 milionë dollarë
  2. Son Heung-min – 11.2 milionë dollarë
  3. Rodrigo De Paul – 9.7 milionë dollarë
  4. Hirving Lozano – 9.3 milionë dollarë
  5. Miguel Almiron – 7.9 milionë dollarë
  6. Emil Forsberg – 6 milionë dollarë
  7. Sam Surridge – 5.9 milionë dollarë
  8. Riqui Puig – 5.8 milionë dollarë
  9. Jonathan Bamba – 5.6 milionë dollarë
  10. Hany Mukhtar – 5.4 milionë dollarë

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së