Big Brother VIP Kosova u shndërrua në një mbrëmje të mbushur me tension dhe emocione të forta, pas përballjes së drejtpërdrejtë mes ish-çiftit Alba dhe Limi.
Gjatë mbrëmjes, produksioni transmetoi një klip përmbledhës që pasqyronte raportin e tyre gjatë ditëve të fundit në shtëpi. Menjëherë pas tij, Limi bëri një deklaratë të papritur, duke mohuar kategorikisht se kishte bashkëjetuar apo se kishte qenë ndonjëherë në një lidhje serioze me Albën.
Këto fjalë shkaktuan një reagim të menjëhershëm dhe tejet emocional nga Alba. E prekur thellë, ajo shpërtheu në lot, duke qarë me dënesë përpara publikut dhe banorëve të tjerë. “Po gënjen para syve të mi, si mund ta thuash këtë?”, u shpreh ajo mes të qarash, duke e akuzuar Limin se po mohonte një histori që, sipas saj, kishte qenë reale dhe e sinqertë.
Situata u shoqërua me tension, dhimbje dhe emocione të forta, ndërsa Alba u shfaq e lënduar dhe e revoltuar nga mohimi publik i lidhjes nga ana e Lim Hotit.
Ky moment u komentua gjerësisht në rrjetet sociale dhe po konsiderohet nga publiku si një nga përballjet më të forta dhe më dramatike të këtij sezoni të Big Brother VIP Kosova.

