Sport

Aksident tronditës në MotoGP, pilotët shpëtojnë për mrekulli

Momente paniku janë regjistruar në Çmimin e Madh të Katalonjës në MotoGP, pas një aksidenti të rëndë ku u përfshinë Alex Marquez, Pedro Acosta dhe Fabio Di Giannantonio.

Gara u ndërpre menjëherë me flamur të kuq, pasi Acosta pësoi një problem mekanik në vijën e drejtë kryesore, duke humbur kontrollin e motorit të tij KTM. Alex Marquez, që po vinte me shpejtësi të lartë pas tij, nuk arriti të shmangte përplasjen dhe goditi fuqishëm motorin e Acostas.

Përplasja ishte shumë e fortë, ndërsa Ducati i skuadrës Gresini u copëtua në disa pjesë, duke shkaktuar momente tmerri në pistën e Montmelo-s.

Drejtoria e garës konfirmoi se Alex Marquez mbeti i vetëdijshëm pas aksidentit dhe mori ndihmën e parë mjekësore në pistë. Ndërkohë, edhe Fabio Di Giannantonio u përfshi në incident, por arriti të kthehej në zonën e pit lane, megjithëse shfaqi dhimbje të forta në krah.

Pas aksidentit dramatik, pista u pastrua nga mbetjet e shumta të motorëve, ndërsa organizatorët po vlerësojnë nëse gara do të rifillojë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së