Irani ka nisur një valë re sulmesh me dronë e raketa në Emiratet e Bashkuara, në ditën e 11-të luftës. Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në X njoftoi se u janë përgjigjur sulmeve iraniane.

Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi sot vendosjen e një sistemi mbrojtës ajror Patriot në qytetin Malatya, ku ndodhet edhe baza e radarit Küreçik, si pjesë e forcimit të masave të mbrojtjes ajrore të NATO-s në rajon për shkak të zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.
“Forcat e Armatosura Turke janë plotësisht të përkushtuara për të siguruar sigurinë e vendit tonë dhe të qytetarëve tanë. Në zhvillimet e fundit në rajonin tonë, po merren masat e nevojshme për sigurinë e kufijve dhe hapësirës ajrore tonë dhe po zhvillohen konsultime me NATO-n dhe aleatët tanë,” thuhet në deklaratën e ministrisë.
Si pasojë e sulmeve izraelite në Teheran të paktën 40 persona u vranë. Sipas transmetuesit izraelit N12, disa laboratorë bërthamorë në kryeqytetin iranian u vunë në shënjestër nga forcat e Tel Avivit.

