Futboll Sport

Luftë e fortë për lojtarin e sezonit në Champions,

Gara për futbollistin më të mirë të sezonit në UEFA Champions League 2025/26 po hyn në fazën më interesante, ndërsa emrat më të mëdhenj të futbollit europian vazhdojnë betejën për çmimin individual “Player of the Match”.

Sipas renditjes së publikuar nga faqja zyrtare, katër futbollistë ndajnë vendin e parë me nga katër çmime të fituara gjatë këtij edicioni. Në krye të listës janë Khvicha Kvaratskhelia, Harry Kane, Francisco Trincão dhe Victor Osimhen.

Pas tyre renditen disa prej yjeve më të spikatur të futbollit europian, të cilët kanë fituar nga tre çmime individuale secili. Në këtë grup bëjnë pjesë Julian Alvarez, Anthony Gordon, Jens Petter Hauge, Charles De Ketelaere, Kylian Mbappé, Declan Rice dhe Xavi Simons.

Duke parë se finalja e këtij sezoni do të zhvillohet mes PSG-së dhe Arsenalit, vëmendja kryesore tashmë është tek Khvicha Kvaratskhelia, i cili konsiderohet si një nga favoritët kryesorë për ta mbyllur sezonin me çmimin individual më prestigjioz të Champions League.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së