Futboll Sport

Tirana në “listën e zezë” të FIFA-s, kryeqytetasit në kolaps

KF Tirana po kalon një nga periudhat më të vështira të viteve të fundit, pasi problemet financiare kanë rikthyer klubin në vëmendjen e FIFA-s. Sipas raportimeve të fundit, bardheblutë kanë humbur gjashtë çështje në dhomën e zgjidhjes së konflikteve në FIFA, të lidhura kryesisht me paga të papaguara ndaj ish-lojtarëve dhe anëtarëve të ekipit.

Situata është rënduar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, teksa merkatoja e klubit është bllokuar sërish, duke e bërë të pamundur regjistrimin e përforcimeve të reja pa u zgjidhur më parë detyrimet financiare.

Vendimi i parë negativ për Tiranën këtë vit ishte regjistruar më 3 mars, ndërsa goditja më e fundit administrative ka ardhur më 8 maj. Klubi kryeqytetas tashmë ndodhet nën presion të madh për të shlyer dosjet aktive dhe për të shmangur komplikime të tjera para nisjes së sezonit të ri.

Në listat e FIFA-s figurojnë edhe klube të tjera shqiptare me çështje të hapura, ku Vllaznia dhe Bylisi kanë nga një rast aktiv, por situata e Tiranës mbetet më problematikja.

Ky kolaps administrativ vjen pas një sezoni të vështirë edhe në aspektin sportiv. Tirana luftoi deri në javët e fundit për mbijetesë në Superiore dhe e mbylli kampionatin në vendin e gjashtë me 44 pikë.

Tashmë drejtuesit e klubit duhet të gjejnë zgjidhje të shpejtë për të shmangur një paralizë të plotë të skuadrës përpara fillimit të përgatitjeve për sezonin e ardhshëm.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së