Futboll Sport

Luksi ekstrem i Yamalit, veshjet e tij sa një apartament

Lamine Yamal vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm për paraqitjet në fushë, por edhe për stilin luksoz jashtë saj. Ylli i ri i Barcelonës ka tërhequr kamerat para “El Clásicos”, duke u shfaqur me një kombinim ekskluziv veshjesh dhe aksesorësh që sipas mediave spanjolle kap vlerën e afro 76 mijë dollarëve.

Pamja e Yamal përfshinte veshje nga Stone Island, atlete nga Louis Vuitton, çantë luksoze Hermès dhe një orë të shtrenjtë Rolex Daytona Rose Gold.

Sipas raportimeve:

  • Xhaketa kushton rreth 1,575 dollarë
  • Pantallonat 650 dollarë
  • Atletet Louis Vuitton 1,330 dollarë
  • Çanta Hermès mbi 10 mijë dollarë
  • Ndërsa ora Rolex arrin vlerën e afro 62 mijë dollarëve

Në total, “outfit-i” i talentit të Barcelonës kap shifrën prej 75,975 dollarësh.

Artikulli ndalet edhe te paga e sulmuesit spanjoll, që sipas përllogaritjeve arrin rreth 3.5 milionë dollarë në vit. Kjo do të thotë se Yamalit i nevojiten vetëm rreth shtatë ditë e gjysmë pune për të mbuluar vlerën e kësaj paraqitjeje luksoze.

Në moshën vetëm 18-vjeçare, Lamine Yamal po konsiderohet jo vetëm si një nga talentet më të mëdha të futbollit europian, por edhe si një ikonë e re e stilit urban dhe modës luksoze.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së