Futboll Ndërkombëtare Sport

Manchester City e mposht sërish Newcastle dhe siguron finalen e EFL Cup

Manchester City e mposht sërish Newcastle dhe siguron finalen e EFL Cup Manchester City ka konfirmuar edhe një herë superioritetin ndaj Newcastle United, duke regjistruar fitoren e dytë në gjysmëfinalen e EFL Cup dhe duke prerë biletën për në finalen e madhe.

“Citizens” triumfuan 3-1 në “Etihad Stadium”, ndërsa me rezultat të përgjithshëm 5-1 nga dy ndeshjet, siguruan pa shumë vështirësi kualifikimin. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola e vendosi fatin e takimit që në pjesën e parë, ku tregoi efikasitet maksimal në fazën sulmuese.

Omar Marmoush zhbllokoi shifrat që në minutën e 7-të, ndërsa në minutën e 29-të realizoi golin e dytë personal, duke dyfishuar epërsinë e vendasve. Vetëm tre minuta më pas, në minutën e 32-të, mesfushori holandez Tijjani Reijnders shënoi golin e tretë, duke shuar çdo shpresë për rikthim nga ana e Newcastle.

Në fraksionin e dytë, mysafirët arritën të realizojnë golin e nderit në minutën e 62-të përmes Anthony Elanga, por pa arritur të rrezikojnë seriozisht suksesin e Manchester Cityt.

Me këtë fitore bindëse, City avancon në finalen e EFL Cup, ku do të përballet me Arsenalin, në një duel që pritet të jetë spektakolar, duke marrë parasysh rivalitetin mes dy skuadrave edhe në garën për titullin e Ligës Premier.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së