Futboll Kombëtarja Ndërkombëtare Sport

Mbështetje ndërkombëtare për Kosovën, tifozët anglezë në anën e “Dardanëve” në Bratisllavë

Kombëtarja e Kosova nuk ka pasur përkrahje vetëm nga tifozët shqiptarë në përballjen e zhvilluar në Bratisllava, por edhe nga tifozë ndërkombëtarë.

Gjatë ndeshjes, në tribunat e stadiumit janë vërejtur edhe tifozë nga Anglia, të cilët kanë mbështetur “Dardanët”, duke krijuar një atmosferë edhe më të veçantë për ekipin kosovar.

Pamjet e publikuara  tregojnë praninë e këtyre tifozëve, të cilët i janë bashkuar përkrahjes për Kosovën në një ndeshje me rëndësi historike.

Ky moment dëshmon se përkrahja për Kosovën po kalon kufijtë dhe po fiton simpati edhe nga tifozë të vendeve të tjera, duke e bërë suksesin e “Dardanëve” edhe më domethënës në arenën ndërkombëtare.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së