Botërori 2026 Futboll Sport

Meksika terhiqet nga ndryshimi i kalendarit shkollor për Botërorin

Autoritetet arsimore në Meksikë kanë vendosur të mos ndryshojnë kalendarin shkollor për shkak të Kupës së Botës 2026, duke refuzuar propozimin për përfundim më të hershëm të vitit akademik.

Sipas mediave lokale, ministria federale e arsimit dhe autoritetet shtetërore ranë dakord që kalendari aktual prej 185 ditësh të mbetet i pandryshuar, ndërsa viti shkollor do të përfundojë më 15 korrik, ashtu siç ishte planifikuar fillimisht.

Më herët ishte propozuar që mësimi të mbyllej më 5 qershor, me arsyetimin e temperaturave të larta dhe organizimit të Kupës së Botës, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Megjithatë, ideja hasi në kundërshtime të shumta nga shoqatat e prindërve dhe opinionit publik, të cilët kërkuan që procesi mësimor të mos ndikohet nga eventi sportiv.

Në debat u përfshi edhe presidentja Claudia Sheinbaum, ndërsa në fund autoritetet vendosën që kalendari shkollor të mbetet i njëjtë pavarësisht organizimit të Botërorit.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së