Futboll Sport

Messi i vë “kapakun” debatit me Ronaldon, flet pa dorashka

Leo Messi ka folur për herë të fundit rreth rivalitetit historik me Cristiano Ronaldon, duke dhënë një deklaratë që ka marrë menjëherë vëmendjen e botës së futbollit.

Ylli argjentinas pranoi se për më shumë se një dekadë ai dhe Ronaldo kanë rivalizuar në nivelet më të larta të futbollit, fillimisht me Barcelonën dhe Real Madridin, por theksoi se gjithçka ka mbetur vetëm brenda fushës së lojës.

“Është diçka krejt e natyrshme në botën e futbollit. Unë kam qenë te Barcelona dhe ai te Reali. Rivalizuam për gjithçka, si në aspektin kolektiv ashtu edhe individual”, deklaroi Messi.

Futbollisti i Inter Miamit shtoi se krahasimet mes tyre janë bërë vazhdimisht nga tifozët dhe media, por marrëdhënia personale mes tyre ka qenë gjithmonë e respektueshme.

“Gjithçka ka ndodhur ia kemi lënë fushës. Nuk ka asgjë personale. Nuk jemi takuar shpesh, përveç ndeshjeve dhe ceremonive, por gjithmonë kemi pasur respekt për njëri-tjetrin”, u shpreh argjentinasi.

Messi e cilësoi periudhën e rivalitetit me Ronaldon si një epokë të veçantë të futbollit botëror, duke e përshkruar përballjen mes tyre si “një rivalitet të bukur sportiv”, që sipas tij do të mbahet mend gjatë nga tifozët e futbollit.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së